Sport

Juventus-i konfirmon zyrtarisht humbjet kolosale në sezonin e kaluar


Klubi i Juventus-it ka publikuar bilancet ekonomike të sezonit të kaluar. Ashtu siç u paralajmërua më herët nga mediat italiane “Zonja e Vjetër” e ka mbyllur vitin me humbje të mëdha.

Sipas asaj që vetë klubi ka publikuar të premten e 17 shtatorit, humbjet janë 209.9 milionë euro, ndërsa të ardhurat ishin 480.7 milionë euro.

Në sezonin 2020/21 të ardhurat ishin 449.3 milionë euro, ndërsa në 2019/20 ishin 573.4 milionë euro.

Humbja ekonomike që ka pësuar Juventus-i është si shkak i pandesmisë, mbylljes së stadiumit dhe rënis së të ardhurave nga menaxhimi i drejtës së imazhit të lojtarëve.

Bilanci negativ i Juventus-it është bilanci më i keq i regjistruar në historinë e Serie A. Bardhezinjtë kanë parakaluar edhe Inter-in në sezonin 2006/07 që kishin një humbje prej 206 milionë eurosh.

Skuadrat me humbjet më të mëdha ekonomike në Serie A sipas sezoneve:

Burimi: Calcio e Finanza

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore