Zgjedhjet në Kosovë

Juniku komuna e parë që numërohen të gjitha votat


Ilustrim

Juniku është komuna e parë ku tashmë janë numëruar të gjitha votat.

Në këtë komunë do të ketë balotazh mes kandidatit të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës Agron Kuçi dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës Ruzhdi Shehu.

Agron Kuçi prin me 1 mijë e 62 vota apo 47,26 për qind, ndërsa Ruzhdi Shehu prin me 851 vota apo 37,87 për qind.

Tutje nga Lëviza Vetëvendosje është Besart Tofaj më 272 vota apo 12,11 për qind, Fatos Shala nga Partia Demokratike e Kosovës më 62 vota apo 2,76 për qind.

Komuna e Junikut.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë votuar 43 për qind të qytetarëve me të drejtë vote, një dalje e ngjashme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, kur kishin dalë 43.5 për qind e elektoratit.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 96 për qind e të dhënave të përpunuara, del se 42.85 për qind e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore