Zgjedhjet në Shqipëri

Jozefina Topalli jep dorëheqjen nga kryesia e Lëvizjes për Ndryshim


Ish-kryetarja tanimë e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli është shprehur të enjten e 29 prillit nëpërmjet një statusi në median sociale Facebook.

Ajo ka shkruar me keqardhje se partia e saj “Lëvizja për Ndryshim” nuk mbërriti të bëhej faktor në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sakaq Topalli falenderoi në fjalën e saj stafin, secilin nga kandidatët pjesëmarrës, që sipas saj sfiduan klasën politike aktuale.

Më pas ajo e ka përmbyllur statusin e saj me dorëheqjen nga “Lëvizja për Ndryshim” dhe me urimin se puna e kësaj partie të mbetet po e njëjta. Reformimi i të djathtës shqiptare nga njerëz patriot dhe të pakorruptuar.

Më poshtë statusi i plotë nga profili i Jozefina Topallit:

“Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje.

Por une deshiroj te falenderoj stafin, sejcilin prej kandidateve qe sfiduan klasen politike aktuale; te falenderoj te gjithe ata qe besuan.

Duke u larguar nga drejtimi i kesaj Levizje uroj qe njerez patriot dhe te pakorruptuar te vazhdojne Levizjen per reformimin e se djathtes shqiptare”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore