Përballje

Jota dhe Arnold, dyshja që pushkaton ëndrrën e topçinjëve


Një javë më parë, në “Anfield”, Arsenal-i mbajti një 0-0 me dhjetë futbollistë përballë Liverpool-it.

Jo vetëm rezultati, por edhe paraqitja, la shpresa të mëdha që topçinjtë do mund të arrinin finalen e Carabao Cup nga ndeshja në Emirates.

Por, kjo nuk ndodhi, ndonëse edhe sonte ata kishin një performancë tejet pozitive.

Edhe pse ndoshta më të mirë në lojë, një dyshe e Liverpool-it pushkatoi çdo ëndërr të tyre.

Bëhet fjalë për portugezin Diogo Jota dhe anglezin Trent Alexander-Arnold.

I pari shënoi, dhe i dyti asistoi, dy herë i njëti episod për të dërguar Liverpool-in në finalen e serisë.

Në minutën e 19-të dhe 79-të, Jota dhe Arnold kombinuan për fitoren e të kuqve.

Në “Wembley”, me 27 shkurt, Liverpool dhe Chelsea luajnë për trofeun e parë të sezonit në Angli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore