Sport

Jose Nestor Pekerman gati të rikthehet në pankinë


Trajneri i njohur i futbollit, Jose Nestor Pekerman, është gati të rikthehet përsëri në pankinë.

72-vjeçari për herë të fundit kishte drejtuar Kombëtaren e Kolumbisë, në dy Kupat e fundit të Botës.

Sipas gazetarit, Francisco Blavia, të “Directv Sports”, Pekerman-i pritet të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Venezuelës.

Argjentinasi do të kalojë në krye të Venezuelës në janarin e 2022 dhe kontrata do të jetë deri në 2026. Kohë në të cilën përfundon edhe Kupa e Botës, Kanada- SHBA – Meksikë 2026.

72-vjeçari gjatë karrierës së tij ka qenë tre herë në fazat finale të Kupës së Botës. Një herë me Argjentinën dhe dy herë me Kolumbinë. Sukses të cilin kërkon ta përsërisë me Venezuelën.

Gjithashtu, Pekerman-i do të marrë përsipër të gjitha skuadrat zinxhire të kombëtares, duke filluar nga U-15.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore