Sport

Jorginho dëshiron rikthimin në Serie A, menaxheri i tij tregon për klubet e interesuara


Futbollisti i Chelsea-t, Jorginho, lidhet me një transferim të mundshëm, apo një rikthim në Serie A, aty ku luajti më herët me Napolin dhe Veronën, para se të transferohej në Londër.

30 vjeçari nuk e ka mohuar asnjëherë dëshirën për t’iu rikthyer futbollit italian, ku këtë e ka dëshmuar edhe menaxheri i tij, Joao Santos.

Santos ka konfirmuar zërat e lidhin mesfushorin italiano-barazilian me një kalim në futbollin italian, aty ku nuk e do vetëm Juventus-i.

“Jorginho ëndërron të luajë në Serie A. Për momentin mund të luajë me katër ose pesë skuadra: Milan, Inter, Juventus, Roma ose Napoli. Nuk e kërkon vetëm Juventus-i, disa klube të tjera janë të interesuara për shërbimet e tij”, theksoi agjenti i Jorginho-s.

Tutje Santos thotë se prej klubeve italiane të lartcekura, ka pasur bisedime më të avancuara me një prej tyre.

“Më parë kam biseduar me PSG-në, Barcelonën dhe Milan-in. Komunikoj shpesh me Massara-n e kuqezinjve, por nuk e di nëse janë ende të interesuar për Jorginho-n. Gjithsesi, transferimi te Chelsesa është bllokuar dhe nuk mund të bëjmë asgjë në këto momente”, shtoi Santos.

“Jorginho ka një marrëveshje deri në vitin 2023 me Chelsea-n, pas Botërorit të Katarit do të përpiqemi të punojmë për rinovimin e tij”, deklaroi menaxheri i kampionit të Evropës, me Italinë dhe Chelsea-n.

Kujtojmë që Jorginho është pjesë e bluve të Londrës që nga vera e vitit 2018 kur u transferua nga Napoli për shumën e 58 milionë eurove.

Mesfushori italian deri më tani ka bërë 176 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Chelsea-t, prej të cilave ka shënuar 26 gola.

Kujtojmë që Jorginho ka kontratë të lidhur me skuadrën angleze deri në verën e vitit të ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore