Sport

Jorginho bëhet lojtari më i ri i Arsenal-it


Jorginho është futbollisti më i ri i skuadrës së Arsenal-it.

Mesfushori italian e ka përfunduar transferimin te “Topçinjtë” në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror, për një shifër prej 12 milionë funte që Arsenal-i do ta paguajë te Chelsea.

Testet mjekësore tashmë janë aranzhuar për italianin dhe pritet që në orët e pasdites të bëhet zyrtare.

Në anën tjetër, Chelsea ende po punon në transferimin e Enzo Fernandez nga Benfica për shifrën rekorde 120 milionë euro.

Kujtojmë që Jorginho ishte një nga futbollistët kryesorë të bluve të Londrës.

Ai ishte pjesë e tyre që nga vera e vitit 2018, kur u transferua nga Napoli për shifrën e 57 milionë eurove.

Deri më tani, ai ka pasur 213 paraqitje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 29 gola dhe nëntë asistime.

Me fanellën e Chelsea-t, Jorginho e ka fituar nga një herë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Kupën e Botës për klube dhe Superkupën e UEFA-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore