Lajme

Jordania pret forcat amerikane për stërvitjen shumëkombëshe


Një stërvitje ushtarake shumëkombëshe nisi në Jordani të dielën, sipas Forcave të Armatosura jordaneze.

Forcat ushtarake nga 29 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kuvajtin dhe shumë të tjerë po marrin pjesë në stërvitjet e këtij viti “Eager Lion”.

Kreu i Drejtorisë së Informacionit Ushtarak të Mbretërisë Mustafa Al-Hiyari tha se përvijoi qëllimin e stërvitjeve.

Objektivi i stërvitjeve 10-ditore ushtarake që zgjasin deri më 15 shtator është ngritja e gatishmërisë dhe ekspertizës në terren të forcave të vendeve pjesëmarrëse.

Stërvitjet Eager Lion janë bërë prej kohësh pjesë e agjendës ushtarake të Jordanisë që filloi për herë të parë në vitin 2011 dhe përfshin 4 mijë e 300 personel ushtarak dhe 1 mijë oficerë civilë.

Stërvitja ushtarake përfshin ushtrime tokësore, detare dhe ajrore.

Përafërsisht 1 mijë e 700 pjesëtarë të shërbimit amerikan, 2 mijë e 200 forca të armatosura jordaneze dhe 591 personel koalicioni nga 28 vende të tjera partnere po marrin pjesë ose po vëzhgojnë stërvitjen shumëpalëshe të stërvitjes ushtarake.

Kjo e fundit, ishte planifikuar për vitin 2021, por u shty për shkak të pandemisë COVID 19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore