Jetesë & Stil

John Legend shfaqet i lumtur në publik, skandali i fundit i partneres së tij, si bën përshtypje


Pas skandalit në të cilin është përfshirë, Chrissy Teigen, çuditërisht i lumtur e i buzëqeshur është parë, partneri i saj, John Legend.

Këngëtari, John Legend thotë se gruaja e tij, modelja, Chrissy Teigen, po bën “mirë”, pavarësisht se është në qendër të një skandali të plotë të ngacmimit në internet.

John Legend.

Këngëtari u fotografua me një buzëqeshje të madhe në fytyrë jashtë rezidencës së çiftit në Los Angeles, teksa u ka thënë fotografëve, “Ajo po bën mirë”, kur u pyet se si po qëndron Teigen, raporton Daily Mail, transmeton Albanian Post.

“Siguria e tij” vjen pasi 35-vjeçarja, Teigen, kishte bërë një kërkim falje publike për të dytën herë, për të kaluarën e saj në internet, duke pranuar se kishte kontrolluar, Courtney Stodden dhe njerëz të tjerë të famshëm para se ajo të bëhej një emër i popullarizuar.

“Asnjë ditë, asnjë moment nuk ka kaluar që unë nuk kam ndjerë peshën dërrmuese të pendimit për gjërat që kam thënë në të kaluarën,” shkroi Teigen në postimin e saj.

“Siç e dini, një grup i tweet-eve të mi të vjetër (të tmerrshme) u rishfaqën. Me të vërtetë kam turp për ta. Ndërsa i shikoj dhe kuptoj lëndimin që ata shkaktuan, unë duhet të ndalem dhe të pyes veten: Si mund ta kisha bërë këtë?”, u shpreh Teigen.

Teigen, ka kërkuar falje publike gjithsej dy herë për veprimet e saj.

Në maj, modelja amerikane, Courtney Stodden, tha se vite më parë, Teigen, i tha asaj ta vriste veten.

Teigen i kërkoi falje publikisht Stodden në maj, por ylli i realitetit pretendoi se ata asnjëherë nuk kishin biseduar privatisht për këtë çështje.

Pas kërkim faljes së re të Teigen këtë javë, stilisti Michael Costello doli përpara për të pohuar se Teigen e ka ngacmuar në internet në të kaluarën, duke e lënë e bërë atë të mendoj rreth vetëvrasjes si opsion shpëtimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore