Jetesë & Stil

John Legend bën tatuazh vizatimin e të bijës


Këngëtari, John Legend po vazhdon me surprizat e tij, teksa së fundmi ka ndarë lajmin se në dorën e tij ka bërë një tatuazh, domethënia e të cilit është e veçantë për të.

Vetëm disa ditë pasi gruaja e tij, modelja, Chrissy Teigen, i kishte bërë thirrje publike për ta jetësuar idenë e tatuazhit, ylli i popit kishte vendosur që ta bënte atë duke e shtypur në trup, përjetësisht vizatimin e të së bijës 5-vjeçe, Luna-s,

Tatuazhi më i ri i John Legend.

“Luna po vizatonte mbi ne një natë dhe ajo tha: ‘Më pëlqen kjo. Kjo është flutura më e mirë që kam vizatuar ndonjëherë”, ka thënë Teigen.

“Dhe më pas ajo vizatoi një buqetë të bukur me lule në krahun e John dhe ai tha: ‘Unë do të bëj tatuazh timin, nëse ti bën tatuazhin tëndin’, ka shtuar ajo.

Chirssy Teigen

Plani për ta bërë këtë tatuazh ka disa kohë që diskutohet në familjen e Legend, por që ai e ka arsyetuar “vonesën” duke thënë se kishte harruar ta realizonte premtimin.

Chrissy Teigen, Luna dhe John Legend.

“Sinqerisht, sapo harrova gjithçka dhe paraqitja e Chrissy në ‘Ellen’ më kujtoi atë, pastaj e thirra artistin tonë të tatuazheve që bëri atë të Chrissy-t, dhe do të bëj timen këtë fundjavë”, ka thënë ai.

Gjithsesi, pas publikimit të lajmit se tatuazhi tashmë ishte bërë, komentet e shumta nuk munguan, shumica dërmuese e të cilave e quanin John Legend si “baba ideal, që çdo vajzë do të donte ta kishte”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore