Sport

Joao Felix do të luajë në Champions League me Chelsea-n.


Lojtari portugez, i huazuar nga Atletico Madrid në Stamford Bridge, Joao Felix deri në fund të sezonit do të jetë një nga blerjet që Graham Potter do të ketë për pjesën e dytë të kompeticionit evropian. Mund të regjistrohen vetëm tre nënshkrime të reja.

Pas spekulimeve prej ditësh nëse Joao do të regjistrohej apo jo, sulmuesi portugez do të ketë vendin e tij në skuadrën e Chelsea-t për Champions League.

Gjashtë nënshkrimet e mbetura (Enzo Fernandez, Mykhailo Mudryk, Noni Madueke, Datro Fofana, Benoit Badiashile dhe Andrey Santos) do të ofrojnë dy lojtarët e tjerë që do të nisin aventurën e Ligës së Kampionëve të Bluve. Në raundin e 16-të përballen me Borussia Dortmund-in.

Chelsea ka kaluar një dritare të çmendur transferuese dimërore, duke shpenzuar 329.5 milionë euro. 121 milionët për Enzo Fernandez, me të cilat blutë i dhanë hapat e fundit afatit kalimtar dimëror, iu bashkuan shtesave të tjera të shtrenjta të tyre.

Mudryk (70m), Badiashile (38m), Madueke (35m), Malo Gusto (30m), Andrey Santos (12.5m), Datro Fofana (12m) dhe Joao Felix (11m, në huazim) e çuan shpenzimin e Boehly në vitin e parë në 611.5m ! (329.5m në dimër dhe 282m në verë).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore