Jetesë & Stil

Jill Biden i jep këshilla për jetën këngëtares Kelly Clarkson


Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, ishte e ftuar në emision “The Kelly Clarkson Show”, ku foli për jetën e saj që pas marrjes së titullit si “Zonjë e Parë”.

Ajo çfarë bëri bujë në media ishte mënyra se si Biden i dha këshilla këngëtares Clarkson, e cila ka bërë kërkesë divorci për t’u ndarë nga Blackstock, pas shtatë vitesh martesë.

“Dua të të them, Kelly, po të përcjell fjalët që dikur më thoshte nëna ime: Gjërat do të ndryshojnë për të mirë së shpejti, vetëm jepi vetës kohë ” ka thënë Biden.

Ndryshe, para se Jill Biden të martohej me Presidentin Joe Biden në 1977, ajo ishte e martuar me Bill Stevenson për pesë vjet. Ata u divorcuan në vitin 1975.

Tutje ajo tha se ishte mirënjohëse që divorci i saj ndodhi, sepse kjo ishte një arsye për tu takuar me Biden.

“Unë e shikoj përsëri tani dhe mendoj, e dini, nëse nuk do të isha divorcuar, nuk do ta kisha takuar kurrë Joe. Nuk do të kisha familjen e bukur që kam tani,” tha ajo.

Sipas saj, disa “fatkeqësi” dinë të sjellin edhe të mira në jetët tona.

“Unë mendoj se Kelly, me kalimin e kohës, nuk e di se sa kohë ka kaluar për ju [që nga ndarja], por mendoj se me kalimin e kohës ti do të shërohesh” ka thënë Jill drejtuar Clarkson.

Këtë temë bisede Zonja e Parë e SHBA-ve e ka përfunduar me shumë optimizëm.

“Ju do të jeni e befasuar dhe mezi po pres derisa të vijë ajo ditë për ty. Do të më thërrasësh në telefon dhe do të thuash: ‘Hej, Jill, kishe të drejtë!” tha ajo.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore