Jetesë & Stil

Jessie J ndez thashethemet për romancë të re me basketbollistin Chanan Colman


Këngëtarja angleze e muzikës pop, Jessie J ka ndezur thashetheme për romancë me basketbollistin e danez-izraelit, Chanan Safir Colman.

Këngëtarja, 33 vjeçe, e cila aktualisht është duke shijuar rrezet e diellit në ishullin Necker të Richard Branson në Karaibe, është parë të shoqërohet së bashku me Chanan.

Chanan Safir Colman

Madje, Jessie J, nuk ka hezituar në ndajë fotografi në mediat sociale, nën shoqërinë e basketbollistit profesionist, i cili është për katër vjet më i vjetër se këngëtarja.

Jessie J dhe Chanan Safir Colman.

“Jessie dhe Chanan qartazi pëlqejnë njëri-tjetrin dhe ata janë njohur për disa muaj, ajo performoi në një martesë në Karaibe në fundjavë dhe fluturoi bashkë me të për pak kohë”, ka thënë një burim për The Sun.

“Nuk ka qenë një kohë e lehtë për të pas abortit në fund të vitit 2021, por ajo po shikon anën e mirë të gjithçkaje. Ajo ndihet e bekuar që ka Chanan në jetën e saj, sepse ata shkojnë shumë mirë”, ka shtuar ai.

Këngëtarja ka ndarë një sërë fotosh nga koha e saj jashtë vendit, duke përfshirë disa foto seksi me bikini.

Në muajin janar, Jessie J kishte treguar se si vuajtja e një aborti spontan nëntorin e kaluar ishte ‘koha më e trishtuar dhe më e vetmuar’ e jetës së saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore