Sport

Jesper Moller: Reali, City dhe Chelsea duhet të përjashtohen nga Liga e Kampionëve të premten


Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së dhe njëkohësisht kryetari i Federatës së Futbollit në Danimarkë, Jesper Moller, duke folur për mediat e vendit të tij, ka thënë që klubet që janë të përfshira në themelimin e Superligës Evropiane, duhet të përjashtohen menjëherë nga Liga e Kampionëve.

“Klubet duhet të largohen nga Championsi aktual dhe unë pres që kjo të ndodhë të premten. Pastaj do të duhet të shohim se si përfundon turneu. Do të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ditën e premte”.

Skuadrat si Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea, të cilat janë gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve në këtë sezon, sipas Moller, me shumë mundësi do të përjashtohen nga kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube.

Nëse vendoset që këto tri klube të mëdha të përjashtohen nga Liga e Kampionëve, atëherë ekipi që do të “përfitonte” në këtë rast, është Paris Saint Germain.

Skuadra nga kryeqyteti francez, është klubi i vetëm në gjysmëfinalen e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, që ka vendosur të mos bashkohet me Superligën Evropiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore