Sport

‘Jemi njerëz, të gjithë bëjmë gabime’


Manchester United befasisht humbi ndeshjen hapëse të Champions League përballë zviceranëve të Young Boys.

Djajtë e kuq pësuan golin në minutën e fundit të shtesës, duke humbur 2-1.

Fajtori për atë gol, ishte Jesse Lingard, i cili me një pasim shumë të gabuar, i dhuroi golin Young Boys-ave.

Mirëpo, trajneri Solskjaer e mbështet plotësisht Lingard-in, duke e arsyetuar gabimin e tij.

“Jemi njerëz, të gjithë bëjmë gabime”, u shpreh ai pasi u pyet se a bie përgjegjësi mbi Lingard-in.

“Asnjë futbollist nuk dëshiron të bëj gabime, por fatkeqësisht edhe kjo është pjesë e lojës”.

“Do të mesojmë nga ky gabim”, vazhdoi ai, “edhe ne si klub, edhe Jesse”.

“Të dielën kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme, përballë West Ham, kemi nevojë të fokusohemi”.

Solskjaer shprehet i qetë pasi kjo “është vetëm ndeshja e parë në grup”.

“Do të tentojmë të marrin tre pikët në ndeshjen e ardhshme dhe pastaj të ndërtojmë një formë të mire”, tha Ole.

Edhe futbollistin që morri karton të kuq, Aaron Wan-Bissaka, Solskjaer arsyeton.

“Ai është shumë i mirë, ndër më të mirët në botë, gabimet ndodhin”.

United dy sezonet e kaluara u eliminua në grupe, dhe këtë vit djajtë e kuq synojnë që ta përmirsojnë veten, duke arritur në fazën knock-out.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore