Tregjet

Jeff Bezos humbet 13.5 miliardë dollarë


Pasuria neto e themeluesit të Amazon-it, Jeff Bezos, ra me 13.5 miliardë dollarë. Kjo, pasi kompania raportoi të ardhura që ishin nën pritshmëritë e analistëve.

Rënia hoqi 80 përqind të rritjes në pasurinë neto të Bezos për këtë vit, raportoi Bloomberg. Rënia e madhe është e barabartë me 58 përqind të buxhetit të NASA -s për vitin 2021.

Rezultatet e tremujorit të dytë të Amazon janë ato që kanë prekur pasurinë e Bezos. Rezultatet e shpallura pas tregut të enjten e 29 korrikut, nuk plotësuan pritshmëritë e Wall Street.

Ky mund të jetë një sinjal që lidhet me rritjen e shitjeve që gjiganti i shitjes me pakicë pati në internet. Kjo, e ushqyer nga pandemia kur konsumatorët blinin online për të shmangur dyqanet fizike.

Amazon publikoi të ardhura mbi 100 miliardë dollarë për tremujorin e tretë, por këto shifra nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur rënien e çmimit të aksioneve.

Çmimi i aksioneve të Amazon u ul 7.2 përqind në rreth 3 mijë e 340 dollarë të premten, duke ulur pasurinë e themeluesit dhe ish-drejtorit të saj, në rreth 196.6 miliardë dollarë, nga një pikë fillestare prej rreth 207 miliardë dollarësh.

Bezos ende klasifikohet si personi më i pasur në botë edhe pas rënies, rreth 8 miliardë dollarë përpara themeluesit të Tesla-s, Elon Musk.

Fitimet e Alphabet, kompania mëmë e Google, rritën pasurinë e bashkëthemeluesve Sergey Brin dhe Larry Page, ndërsa Bill Gates dhe Mark Zuckerberg nuk e panë pasurinë e tyre neto të rritet, pavarësisht rezultateve solide nga Microsoft dhe Facebook.

Zuckerberg u mburr për vizionin e tij për të ardhmen e Facebook si “metaverse” javën e kaluar, por humbi 5.4 miliardë dollarë të enjten pasi aksionet e kompanisë përjetuan rënien e tyre më të madhe në dy muaj pas shqetësimeve për rritjen e shitjeve të reklamave të saj. Aksionet e Facebook aktualisht vlerësohen në rreth 355 dollarë.

Fokusi i Bezos duket të jetë më shumë drejt kompanisë së tij hapësinore, Blue Origin, pas fluturimit të tij të parë në hapësirë ​​në fillim të këtij muaji.

Kompania ka shitur më shumë se 100 milionë dollarë bileta për udhëtimet e ardhshme në hapësirë.

Bezos ka mbajtur postin e personit më të pasur në botë që nga marsi pasi humbi vendin për pak kohë ndaj Musk.

Themeluesi i Amazon dha dorëheqjen si CEO i tij në fillim të këtij viti, por ende zotëron pak më shumë se 10 përqind të kompanisë dhe shërben si kryetar ekzekutiv i saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore