Stil

Jeannie Mai mirëpret fëmijën e parë me rep artistin, Jeezy


Stilistja amerikane dhe bashkëprezantuesja e emisionit të famshëm, “The Real”, Jeannie Mai sapo ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e saj, rep artistin kolumbian, Jeezy.

Fotografi e publikuar nga Jeannie Mai në Instagram.

“I kërkova Zotit një jetë plot dashuri dhe lumturi. Ai më dërgoi familjen time. Baby Jenkins është këtu”, shkroi ajo, teksa shpërndau një foto të batanijes së të porsalindurit në Instagram.

Ajo ende nuk e ka ndarë emrin apo gjininë e foshnjës së porsalindur,

Mai, 43 vjeçe, u martua me artisin 44-vjeç, Jeezy në prill të vitit 2021 pas divorcit nga burri i saj i parë, Freddy Harteis, në vitin 2017.

Për ironi, Mai dhe Harteis u ndanë për shkak se prezantuesja e famshme nuk dëshironte të kishte fëmijë me aktorin.

Freddy Harteis dhe Jeannie Mai.

“Para se të martoheshim, e kisha shumë të qartë faktin se ndoshta nuk do të kisha fëmijë, vetëm sepse nuk e kam ndjerë kurrë këtë”, pati thënë ajo gjatë emisionit “The Real” në vitin 2014.

Dashuria me Jeezy-n, megjithatë, ndryshoi këndvështrimin e saj për mëmësinë.

“E dini, unë isha, e di saktësisht se çfarë dua, e di saktësisht se çfarë lloj gruaje dua të jem dhe gjithmonë kam thënë, nuk do të bëhesha kurrë nënë”, tha ajo gjatë njoftimit të shtatzënisë në vitin 2021.

Mai ishte aq e bindur për rrugën e saj drejt amësisë sa filloi trajtimet e fekondimit “in vitro IVF” – që përfshin një proces fekondimi ku një vezë kombinohet me spermën “in vitro”.

Jeannie Mai dhe Jeezy.

“Ditën e dasmës sonë, më 27 mars, ne filluam trajtimet tona in vitro”, kishte thënë Mai, në një video në YouTube të publikuar në kanalin i saj “Hello Hunnay with Jeannie Mai”.

“Shkuan për rreth dy javë, duke bërë fotot me Jeezy dhe duke u përgatitur për këtë,” vazhdoi ajo, duke shtuar se pasi shkuan në një kontroll rutinë, çiftit iu tha se kishin mbetur shtatzënë natyrshëm.

Jeannie Mai kishte mbetur shtatzënë menjëherë pas martesës me Jeezy, afro 2 javë pas ceremonisë së dasmës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore