Jetesë & Stil

Jason Sudeikis zbulon detaje nga prishja e fejesës me Olivia Wilde


Jason Sudeikis, Olivia Wilde

Aktori i famshëm amerikan, Jason Sudeikis, ka shpalosur për herë të parë detaje mbi prishjen e fejesës së tij me aktoren Olivia Wilde, me të cilën ka dy fëmijë.

Dyshja vendosën që lidhjes së tyre shtatëvjeçare t’i japin fund në muajin nëntor të vitit të kaluar, teksa ata u zotuan të hapin kapituj të ri në jetën e tyre, larg njëri-tjetrit.

Menjëherë pas lajmit për ndarjen e tyre, u përfol se aktorja kishte gjetur një dashuri të re, këngëtarin Harry Styles, i cili është 10 vjet më i ri se ajo, ndërsa kjo lidhje u konfirmua më vonë kur ata u fotografuan bashkë, për çka Albanian Post kishte njoftuar ditë më parë.

Olivia Wile dhe Harry Style në Itali.

Në një intervistë për revistën GQ, aktori dhe skenaristi amerikan, Jason Sudeikis nuk dha detaje, por u përgjigj me shumë me kujdes duke mos dashur të ofendonte ish-partneren e tij.

“Mendoj se gjërat do të jenë më të qarta për mua brenda një viti. Ose në dy vjet, dhe akoma më mirë në pesë vjet”, ka deklaruar ai, duke folur për arsyet e ndarjes me aktoren e famshme.

“Do të rritet nga libri i jetës sime në një kapitull, pastaj në një paragraf, pastaj në një rresht, pastaj në një fjalë dhe në fund do të bjerë mbi një shkarravinë”, ka thënë Jason.

Gjithsesi, aktori nuk ka gjuajtur fajin as tek vetja e as tek ish e dashura e tij në lidhje me fundin e romancës së tyre, ndërsa ndarjen e ka parë si një mësim të jetës, pjekje karakteri dhe një mundësi e re për të reflektuar.

“Është një përvojë nga e cila mund të mësoni diçka ose të gjeni justifikime. Ju merrni disa përgjegjësi për këtë, por gjithashtu përpiqeni të mësoni diçka prej saj, përveç mësimeve të dukshme”, ka shtuar 45-vjeçari.

Sudeikis dhe Wilde janë prindër të dy fëmijëve, një djali shtatëvjeçar dhe një vajzë katërvjeçare, ndërsa pas ndarjes mbetën në një marrëdhënie korrekte dhe dysha po vazhdojnë akoma të angazhohen së bashku me mirëkuptim të plotë në rritjen e fëmijëve të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore