Film

Jada Pinkett Smith reagon pas akuzave ndaj Will Smith-it për marrëdhënie me Duane Martin


Aktorja, Jada Pinkett Smith ka lënë të kuptohet se ajo dhe bashkëshorti i saj, po ashtu aktor, Will Smith do të ndërmarrin veprime ligjore pas pretendimeve se ai u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me aktorin e “Fresh Prince”, Duane Martin.

Është e paqartë nëse Pinkett Smith ishte serioze për t’u konsultuar me avokatët e saj, por kur u pyet për situatën , aktorja u tha fotografëve “ne jemi duke e gjykuar situatën”, shkruan TMZ, transmeton AlbanianPost.

Kjo vjen pasi bashkëshorti i saj i mohoi me vendosmëri akuzat. Ndërkohë, burime pranë Martinit thonë se “ai nuk e ka në plan të flasë publikisht pasi pretendimet janë qesharake”.

Vëllai Bilaal, i cili e përshkruan veten si ish-asistent personal i aktorit, bëri akuzën shokuese në një intervistë tashmë virale me Tasha K.

“Unë hapa derën e dhomës së zhveshjes së Duane dhe atëherë pashë Duane duke bërë marrëdhënie seksuale me Will”, tha Bilaal pos tjerash.

Një zëdhënës i aktorit fitues të “Oscar” këmbënguli se historia ishte “plotësisht e fabrikuar”, por burime të tjera kanë thënë se ai po e “konsideron marrjen e masave ligjore”.

Po ashtu, Jada këmbënguli se ata kishin plane për të ndërmarrë veprime ligjore gjatë një paraqitjeje në emisionin radiofonik “The Breakfast Club”, ku ajo i përshkroi akuzat si të pavërteta dhe “qesharake”.

“Është qesharake, apo jo? Dhe është e pakuptimtë. Ky është një person që u përpoq të bënte një shkundje parash që nuk funksionoi. Ne do të marrim masa ligjore. Sepse është një gjë të kesh mendimin tënd për dikë kundrejt thjesht të shpikjes së historive të çoroditura, keqdashëse. Pra, kjo është e zbatueshme, kështu që ne do të vazhdojmë me këtë”, ka thënë ajo.

“Pra, për mua, për fat të keq, është pjesë e saj”, ka përfunduar ajo.

Mbetet të shihet nëse dyshja njëmend do të marrin rrugë ligjore ndaj këtyre pretendimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore