Lajme

Izraeli miraton thirrjen e 25 mijë rezervistëve


Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë filluar të thërrasin rezervistët për të forcuar Komandën Jugore, grupin e mbrojtjes ajrore, Komandën e Frontit të Brendshëm dhe trupat luftarake në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm.

Lajmi u bë i ditur nga korrespondenti i “Times of Israel”, Emanuel Fabian në Twitter.

Ka qenë pikërisht ministri i Mbrojtjes në Izrael, Benny Gantz i cili ka miratuar thirrjen e 25 mijë rezervistëve të IDF-së.

Deri më tani, autoritetet izraelite kanë interceptuar të paktën 6 raketa në Ashdod.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore