Lajme

Izraeli: Anija në Oman u sulmua nga Irani


Qëndrimi kryesor i Izraelit mbi shpërthimin që ndodhi në një anije mallrash, është se ndaj saj pati një sulm nga Irani. Anija e firmës MV HELIOS RAY, u godit nga një shpërthim i paidentifikuar të enjten e 25 shkurtit në gjirin e Omanit.

Këto mbeten thjesht hamendësime pasi prova zyrtare nuk ka.

“Hetimet po vazhdojnë. Ekuipazhi është i sigurt”, shkruhet në një deklaratë të lëshuar nga Operatori i Shkëmbimeve Detare të Britanisë së Madhe. “Anijet e tjera që do të kalojnë në atë zonë duhet të tregojnë kujdes të shtuar”.

Anija po përshkonte rrugëtimin e saj Arabia Saudite drejt Singaporit.

Një zëdhënës shtypi i Ministrisë së Transportit në Izrael nga ana tjetër, bëri me dije se “nuk kishte ende detaje mbi ngjarjen”.

Pavarësisht paqartësisë së incidentit, ka gjasa që sulmi të ketë ardhur realisht nga Irani. “Kjo mund të jetë një goditje e aktivitetit ushtarak të Iranit”, thuhet në deklaratën e kompanisë së anijes.

Gjithsesi, anija është nisur drejt Dubait, ku do të ankorohet. Baza e Marinës amerikane në Bahrein, nënvizoi se po monitoron situatën.

Tensionet janë rritur në Gjirin Persik që prej sanksioneve amerikane të shtuara ndaj Iranit, në vitin 2018. Kjo, pas largimit të SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Republikën Islamike.

Duke se Izraeli është një aleat kyç i amerikanëve, Irani ka goditur shpesh herë aktivitete të shtetit hebre. Rastet e anijeve të goditura në det nuk bëjnë përjashtim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore