Sport

Ishte afër transferimit në Premier Leauge, Abraham pëson dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit


Tammy Abraham është përjashtuar për të paktën tre deri në katër muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju që e pësoi në ndeshjen e fundit në Serie A, ku Roma e mposhti Spezia-n me rezultat 2:1.

Ish-futbollisti i akademisë së Chelsea-t u inkuadrua në lojë në minutën e 63-të, por vetëm 17 minuta më vonë u detyrua të dilte nga fusha.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar të hënën në mëngjes se Abraham u dërgua menjëherë në një institucion mjekësor privat për një vlerësim në gjurin e tij të dëmtuar dhe iu bë një analizë, e cila zbuloi një çarje në ligamentin e kryqëzuar në gjurin e tij të majtë.

“Gazeta” shkruan gjithashtu ai minimalisht pritet të mungojë rreth katër muaj.

Lëndimi i 25-vjeçarit është një shqetësim për skuadrën drejtuese të Romës që shkon në afatin kalimtar të verës.

Abraham me shumë gjasë do të rikthehej në Premier Leauge, ku nuk mungonte interesimi për të.

Por, me lëndimin e pësuar, reprezentuesi i Anglisë me shumë gjasë do të mbetet te Roma të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Manchester United, Chelsea dhe Aston Villa ishin raportuar të gjithë të interesuar për një lëvizje për Abrahamin në faza të ndryshme të sezonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore