Sport

Ish-zëvendëstrajneri i Dinamo-s dënohet me burg për zhvatje me metoda mafioze


Ish-zëvendëstrajneri i Dinamo-s në Shqipëri dhe një nga ish-futbollistë më të njohur në Itali, Fabrizio Miccoli është dënuar me tre vjet dhe gjashtë muaj burg për zhvatje me metoda mafjoze.

Vendimi u dha fillimish nga Gjykata e Apelit të Palermos më janar të 2020 dhe gjatë kësaj të mërkure u dha dhe vendimi final pas apelimit.

Miccoli u akuzua se ishte ngarkuar nga Mauro Lauricella, djali i mafjozit, Kalsa Antonino, për të marrë 12 mijë euro nga sipërmarrësi, Andrea Graffagnini.

Ish-futbollisiti i Palermo-s, Juventus-it, Inter-it, Roma-s dhe disa skuadrave të tjera në Itali, përfshirë edhe Kombëtaren ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike për lidhjet e tij me njerëz që janë pjesë e mafies siçiliane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore