Lajme

Ish-zëvendës shefi i misionit në ambasadën amerikane në Kosovë, Michael Murphy, emërohet ambasador në Bosnje dhe Hercegovinë


Michael Murphy

Michael Murphy është emëruar zyrtarisht ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi Senati amerikan e ka konfirmuar emërimin e tij, pas propozimit të presidentit Joe Biden.

Në seancën dëgjimore para Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit, Murphy vuri në dukje gjashtë synime kyçe për Bosnjë-Hercegovinën, dhe e para tha se është ndihma e BeH-së në marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.

Ndër prioritetet e tjera, ai përmendi punën për reformat e shtetit ligjor, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, punën për rritjen e tregtisë me SHBA-të, kundërshtimin ndaj aspiratave të Kinës dhe Rusisë, të cilat, siç u tha, “minojnë” BiH-në.

Michael Murphy, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje dhe Hercegovinë

Murphy gjithashtu premtoi zbatimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit për të siguruar integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.

Michael Murphy aktualisht punon si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe ka gradën diplomatike të Këshilltarit Ministër.

Para se të nisej për në Kosovë në vitin 2009, ku ishte zëvendës shef i misionit në ambasadën në Prishtinë, ai punoi në Sarajevë për tri vjet si këshilltar politik në ambasadën amerikane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore