Lajme

Ish-mbrojtësi që çarmatosi sulmuesin me thikë në qendrën tregtare në Assago


“Vetëm bërtiti”.

Kështu e përshkruan Massimo Tarantino, ish-mbrojtësi i Napolit, Interit dhe Bolonjës dhe tashmë menaxher i Spalit, në Serinë B, momentin e fundit të tmerrit në Assago.

Ai është ende i trishtuar nga çka ndodhi atje.

Ish-futbollisti ishte ndër personat e parë që ndërhyri në qendrën tregtare në Assago, afër Milanos, për të çarmatosur 46-vjeçarin, i cili, me thikën e kuzhinës nga raftet e Carrefour, goditi disa persona.

“Unë hero? Nuk bëra asgjë”, u ka thënë ai gazetarëve jashtë hipermarketit.

Ish-mbrojtësi 51-vjeçar nga Palermo, i cili pasi mbylli karrierën e tij si futbollist në verën e vitit 2006 në Pavia, menjëherë kaloi provimin si drejtor sportiv dhe punoi fillimisht për Bolonjën dhe më pas për Romën.

Përpara se të përqafonte projektin Spal në verën e vitit 2021.

Tarantino ishte ndër klientët e hipermarketit, i cili, duke dëgjuar britmat e Andrea Tombolini-t, tani në paraburgim, u vërsul mbi të së bashku me persona të tjerë dhe e bllokuan.

E hodhën në tokë, larg thikës me të cilën kishte goditur për vdekje arkëtarin dhe kishte plagosur klientët e tjerë që gjendeshin aty.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Pesë të goditur me thikë në qendrën tregtare në Assago, një i vdekur

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore