Gjykata Speciale

Ish-anëtari i LDK-së dëshmitar i radhës në Speciale


Gjykata Speciale.

Në gjykimin ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmitari i 24-të u tha se është “komandant i UÇK-së dhe anëtar i Lidhjes Demokratike e Kosovës”.

Prokurori James Pace, këtë deklarim e bëri duke lexuar përmbledhjen e deklaratave të pranuara për këtë dëshmitar.

“Në ‘98-‘99-ën Ë04255, shqiptar i Kosovës ishte anëtar i LDK-së dhe i UÇK-së, ka qenë edhe komandant i UÇK-së për një periudhë të caktuar kohore. Ë04255 mori pjesë në një takim ku Hashim Thaçi u prezantua si përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm”.

“Në një takim tjetër Ë04255 ishte i pranishëm ku Hashim Thaçi u prezantua si shefi i pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së që ishin të pranishëm”, ka thënë prokurori Pace.

Seanca ka kaluar në sesion privat me kërkesë të prokurorit Pace, me arsyetimin që të mbrohet dëshmitari.

Gjykata Speciale.

Ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmitari i 24-të në këtë çështje me kodin 4255.

Dëshmia e tij parashihet të zgjasë tri ditë me pyetje nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe kundër-pyetje nga ekipet mbrojtëse.

Dëshmitari po dëshmon në seancë private ku po prezantohen disa dokumente nga Prokuroria.

Gjatë këtij muaji në Speciale ka dëshmuar edhe zyrtari i organizatës ndërkombëtare jo-qeveritare që kryen kërkime dhe avokon mbi të drejtat e njeriut – Human Rights Watch, Frederick Abrahams.

Gjatë dëshmisë së tij, Abrahams është marrë në pyetje edhe nga avokatët e të akuzuarave, derisa e ka pranuar se ka gabuar në raportin e tij për vrasjen e civilëve nga UÇK-ja dhe se ka hartuar raporte duke cituar mediat serbe për “ndalime dhe abuzime” në vitin 1998 duke i cituar mediat serbe.

Pos Abrahams, gjatë këtij muaji ka dëshmuar edhe Agim Idrizi, derisa e ka mohuar që i ka “mbyllur shqiptarët në burgje”.

Ndërkaq gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Dëshmitari i 24-të nis dëshminë në Speciale

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore