Lajme

Irani mohon përfshirjen në sulmin ndaj shkrimtarit Rushdie: Ia bëri vetes


Irani nuk ka pranuar autorësinë e sulmit ndaj shkrimtarit, Salman Rushdie, duke fajësuar vetë autorin.

“Salman Rushdie e ekspozoi veten ndaj zemërimit popullor duke fyer shenjtërit islame dhe duke kaluar vijat e kuqe të 1.5 miliardë muslimanëve”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, në reagimin e parë zyrtar të Teheranit ndaj sulmit.

Ministria e Jashtme mohoi çdo përfshirje dhe Kanaani shtoi se askush nuk ka të drejtë të akuzojë Iranin në këtë drejtim.

Çfarë ndodhi në sulmin ndaj Salman Rushdie?

Të premten, një sulmues vrapoi në skenën ku Rushdie do të mbante një leksion në New York përpara se ta godiste disa herë me thikë, përfshirë në qafë.

Gjendja e tij tani është duke u përmirësuar.

Autori ishte objekt i famshëm i një fetvaje ose dekreti të vitit 1989 nga udhëheqësi iranian, Ayatollah Ruhollah Khomeini.

Udhëheqësi tha se romani i Rushdie “Vargjet Satanike” poshtëron Islamin.

Fondacioni gjysmë-zyrtar i Iranit 15 Khordad kishte vendosur gjithashtu një shpërblim prej 3.3 milionë dollarësh (3.2 milionë euro) për kokën e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore