Lajme

Irani merr përgjigjen e SHBA-ve për marrëveshjen bërthamore


Autoritetet iraniane deklaruan të mërkurën e 24 gushtit se kanë marrë një përgjigje nga Shtetet e Bashkuara.

Kjo, ndaj tekstit “përfundimtar” të BE-së për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me fuqitë e mëdha.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

SHBA-të duan të rikthejnë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin, të cilën ish-presidenti Donald Trump e braktisi.

Irani tashmë ka hequr dorë kryesisht nga kërkesa e tij që Shtetet e Bashkuara të heqin përcaktimin e Gardës Revolucionare të Iranit si një organizatë e huaj terroriste.

Teherani zyrtar donte gjithashtu një garanci që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do të mbyllte hetimet që kishin të bënin me gjurmë të pashpjegueshme të uraniumit.

Bordi i Guvernatorëve të IAEA-s në qershor miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që kritikonte Iranin për dështimin për të shpjeguar praninë e gjurmëve të uraniumit në tre vende të padeklaruara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore