Lajme

Irani arreston “spiunët izraelitë”


Teherani zyrtar ka arrestuar një numër personash, të cilët pretendohet se janë të lidhur me agjencinë izraelite të spiunazhit, Mossad.

Sipas raportimeve të televizionit shtetëror iranian, këta persona janë kapur në kufirin perëndimor të Iranit.

Këta të dyshuar kanë shpërndarë armatime të shumta. Ndër to përfshihen pushkët, pistoletat dhe granatat. Mendohet se disa prej tyre janë përdorur në protesta dhe operacione anti-terror.

Një informacion më i detajuar nuk është dhënë mbi çështjen. Mirëpo, ky njoftim, vjen fill një javë pas disa protestave në provincën iraniane të Khuzestan-it, e cila gjendet në kufi me Irakun. Kjo provincë është e pasur me naftë, por një krizë uji nxiti protesta masive popullore.

Të paktën tre persona mbetën të vrarë në ngjarje dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Mbi këtë ndodhi, autoritetet iraniane kanë fajësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë agjencitë e huaja të spiunazhit. Mbi të gjitha, atë të Izraelit.

Situata të tilla janë të shpeshta në Iran. Protestuesit etiketohen si terroristë, për t’i atashuar më pas me agjenci të huaja spiunazhi.

Në Lindjen e Mesme mbi të gjitha, ku situata është gjithnjë e tensionuar, armiqësia Iran-Izrael është aktive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore