Lajme

IPK-ja përgënjeshtron pretendimet e Sindikatës së Policisë se Inspektorati po arreston policë pa prova


Ilustrim

Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një komunikate për media, të martën ka kritikuar Inspektoratin Policor të Kosovës për arrestimet e fundit në pikat kufitare të pjesëtarëve policor. Sipas tyre në shumë raste zyrtarët policor janë trajtuar si kriminelë dhe janë akuzuar për vepra kriminale, pa prova të qëndrueshme

Megjithatë këto pretendime i ka përgënjeshtruar Inspektorati Policor i Kosovës, pasi sipas tyre të gjitha veprimet përfshirë këtu edhe arrestimet e zyrtarëve policorë janë ndërmarrë sipas udhëzimeve dhe në koordinimi të plotë me Prokurorinë e Shtetit.

“Inspektorati Policor i Kosovës duke ju referuar komunikatës për medie që ka lëshuar sot në orët e pasdites Sindikata e Policisë, deklaron se Operacioni Pika 1 dhe Pika 2 është një ndër operacionet më të suksesshme të realizuara në luftimin e korrupsionit”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas tyre shumica e veprimeve inkriminuese të zyrtarëve policorë të dyshuar në rastet e caktuara janë dëshmuar me të dhe figurë.

“Është kompetencë e prokurorit të vlerësoj dhe vendos më tutje vazhdimin e procedurave penale për secilin prej të dyshuarve në këtë rast. IPK siç parashihet edhe me Kodin e Procedurës Penale u ka dhënë mundësinë dhe të gjithë të dyshuarit në këtë rast janë mbrojtur dhe mbrohen nga avokatet e tyre sipas procedurës”, vazhdon komunikata.

Sipas IPK-së fuqizimi i integritetit policor është mision i përbashkët dhe duhet të përkrahet nga të gjithë.

“Ne kemi qenë dhe jemi të shqetësuar për nivelin e korrupsionit në Polici dhe do të shtojmë intensitetin e luftës ndaj këtij fenomeni që minon besimin në policinë tonë. Besojmë fuqishëm që edhe Policia e Kosovës e ka këtë synim dhe e mbështet IPK-në siç e ka bërë deri tani në këtë mision të rëndësishëm për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës”.

“IPK-ja po arreston policë pa prova”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore