Lajme

Intriga e Antonov An-225, avioni më i madh ukrainas në botë i shkatërruar në betejën e Hostomel-it


Mriya, ‘ëndrra’, mund edhe të shpëtohej.

Në vend të kësaj, për shkak të neglizhencës së disa drejtuesve të kompanisë Antonov, avioni super transportues An-225 u shkatërrua nga rusët.

Një histori në të cilën inteligjenca, dyshimet për bashkëpunime dhe lufta janë të ndërthurura në aeroportin e Hostomel-it, në veri të Kievit, skena e betejës vendimtare në fazën e parë të konfliktit.

Saga e avionit më të madh të mallrave në botë fillon para pushtimit.

CIA ndjek lëvizjet e Moskës, mbledh informacion se cilat mund të jenë drejtimet e sulmit dhe ua komunikon atë ukrainasve.

Ndër indikacionet është njëri që do të jetë vendimtar: forcat speciale ruse do të përpiqen të marrin pistën e Hostomel-it me një sulm me helikopter.

Pasi të sigurohet pjesa e plazhit, ata do të sjellin përforcime.

Komanda e Zelensky-it përgatit, shpërndan njësitë e saj për t’i mbijetuar goditjes së parë dhe vendos të tjera në mënyrë që ata të mund të bllokojnë pararojën.

Dhe ndodhi pikërisht kështu.

Spetsnaz, milicianë çeçenë, elementë ajrore pushtojnë bazën, por nuk janë në gjendje ta mbajnë atë.

Ata humbasin disa helikopterë, ndoshta edhe avionë. Detyrohen të largohen sërish duke braktisur planin për të mbërritur në kryeqytet.

Në fund lënë pas kafazin e djegur të Antonov An-225, të parkuar në një hangar të madh mirëmbajtjeje.

Një goditje e fortë kjo.

84 metra i gjatë, hapje krahësh 88 metra, 6 motorë, me një kapacitet ngarkese 250 tonë ishte avioni më i madh në botë.

I ndërtuar në epokën sovjetike për të mbështetur logjistikën e programit hapësinor të Moskës, ai përfundoi shumë shpejt së punuari.

Më pas, në vitin 2001, Antnov u kthye në detyra aktive civile në Ukrainë.

Një trajektore e gjatë kjo që kaloi nëpër “stinë të ndryshme”.

Ambiciet e mëdha të Kremlinit, rënia e BRSS-së, tregjet e reja ku mund të transportohen gjërat dhe mallrat. Antonov nuk mund të lihej në harresë.

Ka qenë konflikti që ka diktuar axhendën e tij, por shërbimet e sigurisë kanë qenë duke hetuar për të kuptuar se çfarë ndodhi me Mriya pas misionit të fundit në 2-5 shkurt, kur solli 90 tonë teste Covid nga Tianjin, Kinë në Billund, Danimarkë.

Në duart e tyre arriti një shënim me rëndësi.

Serhii Bychkov, drejtor i përgjithshëm i kompanisë Antonov, dhe dy zyrtarë ishin alarmuar për kërcënimin e afërt, dhe urdhëruar për të siguruar avionin dhe gjysmë duzinë avionësh të tjerë.

Ata duhej të arrinin në aeroportin e Leipzig-ut në Gjermani, i cili u bë qendra e përkohshme për kompaninë e angazhuar në transportin global.

Kushtet dhe koha ekzistonin për ta bërë këtë.

Avioni kishte depozitat plot me naftë, ekuipazhi ishte gati, pjesët teknike ishin në gjendje të shkëlqyer.

Nga hetimi rezultoi se çka nuk shkonte ishte sigurimi për mallrat.

Absurde, pra dëm dhe fyerje: mbi 220 milionë dollarë.

Dhe më pas ka një aspekt ushtarak.

Sipas raporteve të mediave lokale, treshja do të kishte krijuar pengesa për njësitë e Gardës të dërguara në Hostomel për të përforcuar mbrojtjen.

Korniza e akuzave shkon përtej neglizhencës, duket se hipotezon – edhe pse jo në mënyrë zyrtare – një marrëveshje të fshehtë me Rusinë.

Dihet sesi spiunët e Putin-it kanë rekrutuar qindra bashkëpunëtorë dhe kanë “kultivuar” marrëdhënie me figurat e establishment-it në Ukrainë, një kolonë e pestë që supozohej të lehtësonte marrjen e vendit, por që dështoi në misionin e saj.

Tani të tre, nëse shpallen fajtorë, rrezikojnë të dënohen me 15 vjet burg.

Aventura e Mriya mbetet pezull. Ukrainasit, një ditë, mund të përpiqen të ndërtojnë një model të ri kur të kenë mundësi dhe të gjejnë fondet e nevojshme, të vlerësuara në rreth 500 milionë euro.

Javët e fundit në rrjet janë rishfaqur fotot e “mbeturinave” të shoqëruara me shpresat për rinisjen e projektit: një dëshirë e kuptueshme për një avion që përveçse një mjet unik, përfaqësonte një simbol.

Megjithatë, sot prioritetet janë të ndryshme.

Nga Andrea Marinelli e Guido Olimpio për Corriere della Sera përshtatur nga Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore