Pa kaluar as 24 orë nga publikimi, intervista e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka thyer çdo rekord të mundshëm shikueshmërie në platformat sociale.
Në Youtube intervista e parë e presidentit despotik Putin, i dhënë për një gazetar të huaj, pas pushtimit rus të Ukrainës, numëron mbi 7 milionë “views”.
Një numër shumëfishë më të madh shikueshmërie intervista në fjalë ka arritur në platformën, X.
Intervista e publikuar në profilin zyrtar të gazetarit konservator e kontrovers e amerikan, Tucker Carlson, në platformën, X, numëron plotë mbi 145 milionë “views”.
Në një intervistë të gjatë me gazetarin e njohur amerikan, Tucker Carlson, Putin ka folur në një pjesë edhe për luftën në Kosovë, duke thënë se intervenimi i NATO-s dhe bombardimi i Beogradit ishte momenti kur amerikanët “nxorën xhindin nga shishja”.
Në një “leksion” të gjatë historie, Putin u mundua të argumentojë se si Rusia deshi t’i afrohej perëndimit dhe bëri hapa para, por nuk u mirëprit. Gjithashtu, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vepruan kokë në vete duke shkelur ligjet ndërkombëtare për ta bombarduar Serbinë, ku për Putinin për herë të parë u bë e qartë që ligji ndërkombëtar po shihet nga amerikanët si diçka i tejkaluar.
“A ju kujtohen zhvillimet në Jugosllavi. Boris Jelcin (presidenti rus) ngriti zërin në mbështetje të serbëve. E kuptoj se ishin procese komplekse që ndodhnin atje. Serbët janë për ne popull special dhe i afërt me kulturë ortodokse. Është një komb që ka vuajtur kaq shumë për gjenerata me radhë. Nejse, çfarë është e rëndësishme, është që Jelcin dha përkrahjen e tij, por çfarë bënë SHBA-të? Në shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara bombarduan Beogradin. Ishin SHBA-të që nxorën xhindin nga shishja”, deklaroi Putin.
“Për më shumë, kur Rusia e protestoi këtë veprim dhe shprehu pakënaqësinë e vet na u tha që ligji ndërkombëtar dhe karta e OKB-së janë të pavlefshme. Tani të gjithë thirren në ligjin ndërkombëtar. Por, në atë kohë filluan të thonë se gjithçka është si jashtë mode, e vjetërsuar”, vazhdonte Putini rrëfimin e tij.
“Jelcini u përqesh, u akuzua për pijanec që nuk kuptonte gjë, nuk dinte gjë. Ai, iu siguroi, kuptonte gjithçka”, foli Putin për paraardhësin e tij.
“Unë u bëra president në vitin 2000. Thash, okej, çështja e Jugosllavisë ka marrë fund. Duhet t’i përmirësojmë raportet. Le ta hapim derën nëpër të cilën Rusia ka provuar të futet tash e sa kohë. Në një takim këtu në Kremlin, me atëherë presidentin Bill Clinton, i thash, e pyeta: ‘Bill a mendon që nëse Rusia kërkon të futet në NATO, do të ndodhë diçka e tillë?’ Njëherë më tha ‘a e di si, është interesante kjo, mendoj se po’. Por, në mbrëmje, kur u takuam për darkë, më tha ‘a e di si, kam folur me ekipin tim dhe jo, nuk është e mundur tani’. Pyeteni vetë Clintonin, besoj do ta shikojë intervistën tonë dhe do ta konfirmojë këtë që po e them”.
Refuzimi i perëndimit për Rusinë, sipas Putinit, u pa qartë që nga viti 1991, kur Rusia vullnetarisht bënte përpjekje për miqësi të shtuar.
Gjithashtu, ai akuzoi SHBA-të se mashtruan kur njëherë premtuan rusët se NATO nuk do zgjerohej në drejtim të tyre e ajo ndodhi pesë herë.
“Pas vitit 1991 kur Rusia besoi se do të jetë e mirëpritur në vëllazërinë e civilizimit perëndimor nuk ndodhi fare ashtu. Na mashtruat. Premtimi ishte se NATO nuk do zgjerohej në lindje, por ndodhi 5 herë. Kishte 5 valë të zgjerimit. Ne e toleruam, u munduam t’iu themi ‘ju lutem mos. Tash jemi si ju, jemi borgjez po aq sa ju. Jemi ekonomi e tregut, s’ka më parti komuniste, le të bisedojmë’. Jelcin pati ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju kujtohet? Ai pati folur edhe në Kongres dhe tha fjalë të mira: ‘Zoti e bekoftë Amerikën’. Krejt çfarë fliste ai ishin sinjale: na lërni të hyjmë edhe ne”.
Putin gjatë intervistës u mundua të paraqes rastin që Ukraina është një shtet artificial dhe një pjesë e mirë e tokave të Ukrainës në fakt janë të Rusisë dhe vetë ukrainasit janë rusë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
E ardhmja e kafes: Kokrra sintetike të krijuara në laborator
-
Krijohet një vaksinë me potencial për të mbrojtur kundër coronavirus-eve të ardhshëm
-
Kina ka hakeruar Ministrinë britanike të Mbrojtjes, raporton Sky News
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin