Sport

Inter pranë afrimit të talentit të Sassuolo


Davide Frattesi (US Sassuolo)

Sipas informacioneve të fundit, Inter-i është i interesuar për nënshkrimin e mesfushorit të ri të Sassuolo-s, Davide Frattesi, për të cilin mesa duket do të ishin të gatshëm të paguanin një shifër afër 40 milionë euro.

Që në fillimet e tij, Frattesi ka lënë shenja cilësie, duke ngritur nivelin e tij ku ka spikatur për cilësinë teknike, vizionin për lojën dhe aftësinë për të organizuar lojën e skuadrës italiane.

Siç u tha më sipër, Inter-i është i gatshëm të bëjë një përpjekje ekonomike këtë verë për të mbyllur nënshkrimin e Frattesi-t, me ato 40 milionë euro që janë totalisht të parezistueshme Sassuolo-n.

Megjithatë, zikaltrit nuk janë të vetmit në garën për nënshkrimin e tij. Juventus dhe Roma gjithashtu thuhet se interesohen për mesfushorin.

Bardhezinjtë po përgatiten për një revolucion në mesfushë ku Adrien Rabiot dhe Leandro Paredes thuhet se nuk do jenë pjesë e tyre për sezonin e ri. Ndonëse për të parin ka interes për rinovimin 1-vjeçar, por nëse nuk arrihet atëherë do të provohet Frattesi.

Në krahun tjetër, Jose Mourinho po kërkon më shumë cilësi në mesfushën e Roma-s. Ai e drejtoi skuadrën drejt finales së dytë Evropiane, por Sevilla arriti t’i mposhtte me penallti duke iu rrëmbyer trofeun e Europa League. Dhe, portugezi e di se nuk mund të pretendojë më tepër me ekipin aktual.

Përsa i përketë Inter-it, zikaltrit pas një sezoni që i pa të shkonin në finalen e Champions League ku humbën 1-0 ndaj Manchester City, të fitonin Kupën dhe Superkupën e Italisë, si dhe të kualifikohen për Champions sezonin e ardhshëm, përballen me disa situata të pakëndëshme ekonomike.

Prej kohësh tashmë dihet se Inter-i del me humbje të mëdha dhe pavarësisht fitimeve të larta këtë sezon, në mediat italiane thuhet se ata ende duhet të shesin lojtarë për të rregulluar bilancet. Në mesfushë pritet largimi i njërit prej Nicolo Barella ose Marcelo Brozovic. Dhe, Frattesi shihet si lojtari ideal për të përmbushur hapësirën e lënë bosh në këtë rast.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore