Sport

Inter-i më pranë titullit


Inter-i i Antonio Conte-s nuk di të ndalet. Zikaltrit fituan minimalisht përballë Bologna-s, 0-1, në fushën e këtyre të fundit, duke u shkëputur me tetë pikë nga vendi i dytë, Milan-i.

Bologna – Inter, ishte sfida përmbyllëse e javës së 29 në Serinë A italiane. Në stadiumin “Renato Dall’Ara” mjaftoi një gol i Romelu Lukaku-t në minutën e 31 të pjesës së parë.

Djemt e Conte-s renditen në vendin e parë me 68 pikë. Ndiqen nga Milan-i me 60 pikë, Atalanta me 58 pikë dhe Juventus-i, së bashku me Napoli-n me nga 56 pikë.

Inter-i është pranë rrëzimit të hegjemonisë së nëntë viteve rresht të fitores së Serisë A nga Juventus-i. Bardhezinjtë tashmë rrezikojnë edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm.

Të mërkurën do të luhen ndeshjet e prapambetura në Serinë A. Juventus-i do të presë Napoli-n dhe Inter-i do të presë Sassuolo-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore