Sport

Inter-i drejt zgjatjes së kontratës me Skrinar-in


Inter-i dëshiron të rinovojë sa më parë me qendërmbrojtësin, Milan Skrinar. Sllovaku ka kontratë me zikaltrit deri në verën e 2023.

Që nga koha e mbërritjes së Skrinar-it ne Milano, ai është kthyer në një pikat më të forta të prapavijës së Inter-it.

Në verën e vitit 2017, zikaltrit shpenzuan 34 milionë euro për ta tranferuar 26-vjeçarin nga Sampdoria. Që nga ajo kohë, Skrinar-i është aktivizuar në 171 ndeshje me Inter-in, ku ka shënuar edhe shtatë gola.

Për mbrojtësin, ka pasur interes nga Real Madrid-i dhe Manchester City, por asnjë kontakt të drejtpërdrejtë mes tyre nuk ka pasur.

Sipas “Calciomercato”, Inter-i kërkon të rinovojë me sllovakun deri më 30 qershor të vitit 2026, duke i rritur edhe pagën. Aktualisht ai merr 3 milionë euro neto në sezon, ndërsa kjo shumë pritet të shkojë në 5 milionë euro.

Skrinar, së bashku me Alessandro Bastoni-n shihen si e tashmja dhe e ardhmja e mbrojtjes zikaltër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore