Sport

Inter-i dëshiron ta shesë Skriniar-in te PSG para mbylljes së afatit kalimtar të janarit


Kapiteni i Inter-it, Milan Skriniar, do të largohet nga skuadra zikaltër, me Paris Saint-Germain që duket destinacioni më se i mundshëm i tij.

Mediat italiane shkruajnë që drejtuesit e Inter-it kanë mbetur të zhgënjyer nga mos-rinovimi i kontratës nga ana e qendërmbrojtësit të tyre, andaj dëshirojnë ta shesin në afatin kalimtar të janarit, për të mos e humbur me parametra zero në verën e ardhshme.

Agjenti i qendërmbrojtësit 27-vjeçar, Roberto Sistici, kishte folur së fundmi se si klubi e vendosi lojtarin në treg gjatë verës, duke konfirmuar bisedimet e vazhdueshme me skuadrat e interesuara, përfshirë këtu edhe PSG-në.

Gjithashtu, kapiteni sllovak në ndeshjen e fundit zhgënjeu ekipin e tij, duke u përjashtuar nga loja që ata u befasuan nga Empoli duke u mposhtur në shtëpi me rezultat 0:1.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, te Interi hatërmbetur me Sistici dhe sjelljen e fundit të Skriniar, kështu që ata kanë vendosur dhe do të përpiqen ta shesin atë te PSG në afatin kalimtar të këtij muaji.

“Nerazzurrët” janë të gatshëm të pranojnë rreth 20 milionë euro Skriniar-in, shumë kjo prej 50 milionë euro më pak sesa Inter refuzoi gjatë verës për kapitenin e tyre.

Megjithatë, shqetësimi është se gjigantët e Ligue 1 thjesht do të presin deri në verë për të nënshkruar me 27-vjeçarin si transferim i lirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore