Përballje

Inter dhe Roma përballen në çerekfinalen e parë të Kupës së Italisë


Sonte (e marte) do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë në Kupën e Italisë, ku Inter-i do të jetë nikoqir i Romës me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “San Siro” të Milanos.

Inter-i vjen në këtë ndeshje pas humbjes në ndeshjen e fundit në Serie A kundër rivalëve të qytetit të Milanos.

Derisa Roma vjen pas barazimit pa gola që e pati në ndeshjen e fundit në ligë përballë Genoa-s.

Për të ardhur deri në çerekfinale, Inter-i eliminoi me shumë vështirësi pas vazhdimeve skuadrën e Empoli-t, ndërsa Roma me lehtësi e mposhti skuadrën e Lecce-s.

Sa i përket pesë ndeshjeve të fundit në ligë dhe në kupë, dyja skuadrat kanë bilanc të njëjtë me nga tre fitore, një barazim dhe një humbje.

Ndërsa në pesë takimet e fundit direkte në të gjitha garat, Inter-i ka bilanc më të mirë, ku ka marrë dy fitore, ndërsa tre ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Sa i përket historisë së përballjeve mes tyre, zikaltrit kanë bilanc dukshëm më të mirë, të cilët kanë fituar 86 ndeshje, 57 kanë përfunduar në barazim, ndërsa kryeqytetasit numërojnë 56 suksese.

Kujtojmë që fituesi i këtij dueli, në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit mes Milan-it apo Lazio-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore