Sport

Insigne i gatshëm të thotë lamtumirë


Insigne është i gatshëm që t’i thotë lamtumirë Napoli-t pasi shpenzoi pjesën më të mirë të karrierës në këtë klub.

Futbollisti italian është shumë afër që të bashkohet me skuadrën e Toronto-s, duke i dhënë vetes një të ardhme të shkëlqyer.

Te Toronto, Insigne do të përfitojë një shifër prej 11.5 milionë eurove në sezon, për pesë vitet e ardhshme.

Nënshkrimi po afrohet çdo ditë e më shumë, me Insigne-n që do të largohet nga Napoli si agjent i lirë pas përfundimit të kontratës më 30 qershor të këtij viti.

Deri në fund të kontratës, Insigne iu ka premtuar tifozëve që do të jap maksimumin për klubin e “zemrës së tij”.

Ai është vetëm një gol prapa legjendës së klubit napoletan, Diego Armando Maradona.

Përkundër të gjitha çfarë ndodhën gjatë viteve, tifozët e klubit e kuptojnë vendimin e italianit dhe janë të gatshëm që ta mbështesin deri në ndeshjen e fundit.

Më 15 maj 2022, nga Maradona Stadium, nën duartrokitjet e publikut, Lorenzo Insigne do të përfundojë aventurën e tij në Napoli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore