Lajme

Indonezi: Sulawesi jugor goditet nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë


Njerëzit pasi evakuuan një ndërtesë qeveritare pas një tërmeti në Makassar, Sulawesi Jugor, Indonezi, të martën, 14 dhjetor 2021.

Një tërmet me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter ka goditur brigjet e provincës të Sulawesi-t Jugor të Indonezisë, duke bërë që njerëzit të evakuojnë shtëpitë dhe ndërtesat.

Tërmeti ndodhi rreth orës 10:30 me orën lokale (03:30 GMT) të martën në detin Flores. Ai preku edhe rajonin lindor të Nusa Tenggara-s.

Ende nuk raportohet për të lënduar apo dëme të mëdha, por vendasit kanë deklaruar se ndjenë lëkundje të mëdha.

Njerëzit jashtë shtëpive të tyre pas një tërmeti në Maumere, Indonezi, të martën, 14 dhjetor 2021.

Nga ana tjetër u paralajmërua për cunami por më pas autoritetet e tërhoqën thirrjen.

Videot në mediat sociale treguan njerëzit në qytetin e Makassar duke vrapuar nga dyqanet dhe ndërtesat.

Të tjerë treguan dhjetëra njerëz duke vrapuar nëpër korridoret e një spitali në rrethin e Bantaeng, ndërsa zëri i një burri në sfond dëgjohej duke bërtitur “tërmet”.

Raportohet gjithashtu se një hotel është evakuuar.

Fotot e realizuara nga një media lokale tregonin disa shtëpi që ishin shkatërruar pjesërisht si pasojë e tërmetit.

Një grua kalon pranë shtëpive buzë liqenit Batur, të cilat u dëmtuan nga një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga tërmeti në Bangli, në ishullin Bali, Indonezi, të shtunën, 16 tetor 2021.

Tërmeti ka ardhur vetëm dhjetë ditë pas shpërthimit të madh vullkanik të malit Semeru në ishullin Java, i cili vrau të paktën 46 njerëz.

Tërmetet janë të zakonshme në Indonezi pasi arkipelagu shtrihet në “Unazën e Zjarrit”, një kurbë vullkanesh dhe qarje të tokës në Oqeanin Paqësor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore