Lajme

India s’mund ta kundërshtojë Putin’in – dhe arsyet janë të shumta


Vladimir Putin dhe Narendra Modi në dhjetor, 202

Vladimir Putin prej kohësh është një njeri i izoluar.

Gjatë viti të kaluar ai la Rusinë për ta vizituar një vend tjetër vetëm dy herë – një nga këto hera ishte udhëtimi për në New Delhi, në Indi, në fund të dhjetorit.

Qëllimi i këtij udhëtimi, siç shkruan Financial Times, ishte ta përgatiste terrenin për konfliktet e ardhshme.

Moska punon me New Delhin në “sferat e ushtrisë dhe fusha të tjera teknike si me asnjë vend tjetër”, i kishte thënë presidenti rus kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, duke e quajtur Indinë “një mik që u ka rezistuar kohërave”.

Në këtë takim dy liderët kishin nënshkruar edhe një marrëveshje 10 vjeçare për mbrojtje dhe operacione të përbashkëta.

Miqësia do sfidohej vetëm tetë javë më vonë kur trupat ruse ia mësynë Ukrainës.

Derisa vendet perëndimore e dënuan agresionin rus, partneriteti i New Delhit ka vazhduar jetë i qëndrueshëm dhe luajalë.

India, si anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara abstenoi nga votimi i rezolutës që dënonte invazionin rus, bashkë me Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Analistët thonë se India beson se ka fare pak përfitim në tëhuajësimin e Rusisë, shtet në të cilin mbështete për energjinë, dhe Kina është një kërcënim shumë më i madh për Indinë.

Mbështetja për Rusinë shihet si kruciale në menaxhimin e konfrontimit akoma të pa definuar të Indisë me Kinën në veri të Himalajeve, në vijën kufitare ku pati edhe fatalitetet në njerëz gjatë përplasjes në vitin 2020.

“Për Indinë, i vetmi aktor që do të dal më i fuqishëm nga kjo luftë në Ukrainë, do të jetë Kina”, thotë Constantino Xavier, profesor në Qendrën për Progres Social dhe Ekonomik në New Delhi.

Përkundër se Modi apeloi te Putini për “ndalje të menjëhershme të luftimeve”, në një telefonatë në ditën e parë të luftës, zyrtarë indianë nuk është se kanë bërë të qartë fajësimin e presidentit rus.

Në të kundërt, India ka qëndruar në kontakt edhe me Moskën edhe me Kievin derisa ka prioritizuar evakuimin e qytetarëve të vetë nga Ukraina.

Partneriteti i Indisë me Rusinë shkon prapa deri tek vitet e para të pavarësisë në vitin 1947, kur kryeministri Jawaharlal Nehru u inspirua nga socializmi-ekonomik i Bashkimit Sovjetik.

Edhe pse India s’ishte e përfshirë gjatë luftës së ftohtë, ata u afruan shumë me Sovjetikët derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahnin armiqtë e tyre, Pakistanin.

Kruciale është se Bashkimi Sovjetik merret si meritor për ndihmën që i dha Indisë gjatë luftës së tyre në vitin 1971 me Pakistanin për Bangladeshin.

Megjithatë, India ka forcuar lidhjet edhe me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

New Delhi – anëtarë i grupit për partneritet dhe siguri, bashkë me SHBA-të, Japoninë dhe Australinë – shihet si një partner i dëshmuar i perëndimit, sidomos për kundër-balancë me Kinën në Azi.

Megjithatë në Indi argumentojnë se SHBA është larg, prandaj refuzimi për ta dënuar Putinin kuptohet fare mirë në publikun e brendshëm në Indi.

Tanvi Madan, një studiuese në një thnik-tank në Indi, thotë për FT-në se “secila qeveri tjetër në Indi do të vepronte njëjtë”.

Edhe lideri i opozitës, Rahul Gandhi, ka refuzuar ta dënojë veprimin e Rusisë.

Moska vazhdon të mbetet furnizuesi më i madh i Indisë me armatime.

Vladimir Putin

Tankset ruse, avionët dhe artileria tjetër e rëndë punohen në kufirin Indian në Himalaje dhe dy vendet bashkëpunojnë për prodhimin e armëve të tjera në Indi.

Diku 65 për qind e armëve që janë futur në Indi mes viteve 1950 deri 2020 kanë qenë nga Bashkimi Sovjetik/Rusia, në një total prej 130 miliardë eurosh, sipas Institutit për Kërkime për Paqe Ndërkombëtare n Stokholm.

Kur Putini kishte udhëtuar për në Indi në dhjetor, bashkë me të ishin dërguar në Indi edhe sistemet mbrojtëse raketore S-400 nga Rusia, si pjesë e marrëveshje 6 miliardë eurosh e nënshkruar dy vjet më herët në Uashington.

Përcjellësit e situatës thonë se Moskës i duhen aleatët e saj më shumë se kurrë, të tillë si India e Kina, për të ndihmuar ndaj presionit që po ushtron perëndimi përmes sanksioneve ekonomike.

Gjithashtu, përkundër se tregtia mes Indisë e Rusisë nuk është më e madhe se 8 miliardë në vit, burime të FT thonë se biznesmenët indianë i kanë kërkuar qeverisë që t’i lejojë të vazhdojnë tregtinë me Rusinë.

Ministria e Financave në Indi ka refuzuar të jap një koment.

India tregton me Rusinë në dollarë, por është folur që tregtia të kthehet në rubla ruse, ka thënë profesori universitar në “Jawaharlal Nehru”, Bisëajit Dhar.

India nuk do ta ndalojë tregtinë me Rusinë dhe do të përdorë të gjitha metodat që mundet për ta vazhduar pazarin e ndërsjellë, ka përfunduar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore