Lajme

Indi, mësuesja vesh bikini në shtëpi dhe poston foto në Instagram, rrezikon një padi prej 12.5 milionë dollarësh


Verën e kaluar, një grua indiane, mësuese e anglishtes në Universitetin St. Xavier në Kalkuta, postoi një foto të saj me bikini në llogarinë e saj private në “Instagram”.

Fotoja është bërë në dhomën e saj të gjumit dhe është pjesë e një serie autoportretesh që e tregojnë atë të veshur me rroba, me të cilat ajo ishte e sigurt, do të ngacmohej dhe do të gjykohej.

Një frikë e bazuar qartësisht. Sidomos pasi një studente universitare arrin të gjejë fotot e profesoreshës pavarësisht se janë hequr nga profili i saj. Pas disa javësh, në tetor, administratorët e St. Xavier kërkojnë që ajo të japë dorëheqjen.

Siç tha ajo vetë për gazetën amerikane “Washington Post” në kushte anonimiteti, nga frika e reagimeve dhe ngacmimeve të mëtejshme, kjo histori i kujton edhe një herë publikut sesi gratë në Indi, madje edhe ato të arsimuara mirë dhe të pavarura, vazhdojnë të mbahen prapa për shkak të qëndrimeve sociale konservatore edhe në kampuset akademike më progresive.

Mësuesja 31-vjeçare mendoi se sapo kishte nisur një karrierë të shkëlqyer dhe për këtë arsye kishte marrë me qira një apartament për herë të parë në jetën e saj. Pasi la punën, asaj iu desh të kthehej në shtëpinë e vogël të prindërve.

Universiteti St. Xavier nuk iu përgjigj kërkesave për koment dhe përsëriti se nuk e kishte detyruar profesorin të jepte dorëheqjen. Nga ana tjetër, në mars mësuesja vendosi të padi universitetin duke e akuzuar për shkelje të ligjeve për punën dhe ngacmime seksuale në vendin e punës dhe duke kërkuar falje dhe paga të prapambetura.

Megjithatë, përgjigja e universitetit ishte shumë e ashpër, e plotësuar me një kërcënim për padi për shpifje me vlerë 12.5 milionë dollarë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore