Lajme

Imazhet satelitore tregojnë 11 bombardues strategjikë rusë afër kufirit me Norvegjinë


Imazhet satelitore të një baze ajrore ruse pranë kufirit norvegjez tregojnë një prani të shtuar të bombarduesve strategjikë me rreze të gjatë.

Avionët kanë aftësinë të sulmojnë objektivat në SHBA dhe në të gjithë Evropën me bomba bërthamore.

Kështu të paktën shkruan media norvegjeze “Faktisk”, e cila shpjegon se imazhi që është marrë nga hapësira në orën 10.22 me orën norvegjeze, tregon me detaje të mprehta arsenalin ajror që Vladimir Putin ka ngritur tani në bazën ajrore veriore më pak se 20 milje nga kufiri norvegjez.

Shtatë avionë të tipit Tu-160 Blackjack dhe katër Tu-95 Bear-H u parkuan më pas në aeroport, tregon imazhi i detajuar që “Faktisk Verifiserbar” ka marrë nga operatori satelitor amerikan Planet.

Media sjell në vëmendje se më 30 shtator mori vëmendjen ndërkombëtare kur “The Jerusalem Post” raportoi për një vendosje të pazakontë të bombarduesve rusë në Gadishullin Kola.

Imazhet satelitore të paraqitura nga gazeta izraelite treguan katër avionë Tu-160 dhe tre Tu-95 në gusht dhe shtator.

Tani analizat nga imazhet satelitore tregojnë se prania e bombarduesve strategjikë në Gadishullin Kola është e një natyre afatgjatë dhe se është rritur në shtrirje.

Avionët zakonisht vendosen në bazën ajrore Engels, 720 kilometra në jug-lindje të Moskës.

As zëdhënësit e shefit të mbrojtjes dhe as Shërbimi Informativ nuk do të marrin përsipër ta interpretojnë zbulimin si faktikisht të verifikueshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore