Kosova

IKD: Nga Gjykatat 31 mijë lëndë janë të pazgjidhura


Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), përmes prezantimit të raportit “Sfidat në trajtimin e krimeve të përgjithshme”, ka bërë të ditur se më shumë se 30 mijë lëndë vazhdojnë të jenë të pazgjidhura nga Gjykatat në nivel vendi.

“Një problematikë e këtyre rasteve është ngrija e aktakuzave ndaj të vdekurve. Ky problem ka qenë edhe në periudhat e kaluara kohore. Aktualisht është në zbatim sistemi për informatimin e lëndëve. I tillë ishte rasti ndaj dy gazetarëve. Përpos që nuk ka vepër penale kjo qasje e prokurorit përpos që paraqet mungesë të profesionalizimit, paraqet edhe cenim të lirisë së shprehjes”.

Kërkesë nga IKD-ja ka qenë që Këshilli Gjyqësor i Kosovës t’i shpërndajë lëndët proporcionalisht, në mënyrë që të ulët numri i lëndëve të pazgjidhura.

Përveç kësaj, hulumtuesi i lartë në IKD, Gëzim Shala, është shprehur se aktakuzat ndaj zyrtarëve të profilit të lartë vazhdon të anashkalohet.

Hulumtuesit në IKD, Gëzim Shala dhe Myrvet Thaçi.

“Një problematikë e këtyre rasteve është ngrija e aktakuzave ndaj të vdekurve. Ky problem ka qenë edhe në periudhat e kaluara kohore. Aktualisht është në zbatim sistemi për informatimin e lëndëve. I tillë ishte rasti ndaj dy gazetarëve”.

“Përpos që nuk ka vepër penale kjo qasje e prokurorit përpos që paraqet mungesë të profesionalizimit, paraqet edhe cenim të lirisë së shprehjes. Në shkurt është caktuar edhe seanca ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për deklarimet e tij në media ishte në kontradiktë me atë çfarë ndodhi në seancë. Kjo shkelje e gjyqtarit në rastin e Sveçlës ka vazhduar edhe më tutje”, deklaroi Shala.

Edhe hulumtuesja në IKD, Myrvet Thaçi, ka theksuar se Themelorja në Prishtinë vazhdon të jetë e ngarkuar, ndërkaq ajo në Mitrovicë ka më pak lëndë.

“Në baze të statistikave gjykata më e ngarkuar është Themelorja në Prishtinë. Me më së paku lende kanë qenë gjykatësit e Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Këshilli Gjyqësor duhet të ndërmarrë masa dhe të bëjë transferimin e gjyqtare të lëndëve penale dhe të sigurohet që gjyqtarët të kenë lëndë të menaxhueshme në punë”.

“Prokuroria më e ngarkuar me lëndë ka qenë Prokuroria në Prishtinë me 10 mijë lëndë. Monitorimi që instituti bënë punën ka evidentuar trajtim jo efikas të proceseve gjyqësore. Ajo çka kemi evidentuar se këto zvarritje janë aktakuza ndaj politikanëve”, ka thënë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore