Shqipëria

Identifikimi eletronik i votuesve: 6 kompani në garë për tenderin


Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve (KQZ)  është duke përllogaritur vlerën e pritshme financiare, për implementimin e sistemit elektronik të identifikimit të votuesve, në zgjedhjet e 25 prillit 2021. 

Kërkesës së KQZ-së , për  vlerësimin e kostove të  përdorimit të sistemit dhe pajisjeve të identifikimit biometrik të zgjedhësve iu përgjigjën gjashtë kompani.  Nga total kërkesa i ishte dërguar  22 kompanive.

Shifra  më e lartë, e përllogaritur  për implemementin e sistemit elektronik në zgjedhje është 24 milionë  e 540 mijë e 275 euro, ndërkohë që kostoja më e ulët është 12 milionë e 770 mijë e 404 euro.  Propozimet e kostove nga katër kompanitë e tjera,  të cilat i janë përgjigjur kërkesës së KQZ-së, janë 28 milionë e 250 mijë dollarë,  17 milionë e 430 mijë e 764 euro, 15 milionë e 500 mijë euro dhe 14 milionë e  831 mijë e 126 euro.

Pas marrjes së listës, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve  do të përcaktojë buxhetin për projektin e identifikimit elektronik të votuesve dhe do të hartojë  dokumentacionin e tenderit,  mbi të cilin do të fillojnë procedurat e prokurimit”.

Identifikimi biometrik i zgjedhjeve është një nga çështjet e dakordësuara me opozitën jashtëparlamentare, në marrëveshjen e 5  qershorit, në Këshillin Politik. 

Një nga pikat e dakordësuara, më 5 qershor është identifikimi elektronik, votimi apo numërimi në jo më shumë se  20% të votuesve.  Palët janë zotuar të mbështesin identifikimin elektronik, të 100 % të votuesve, në zgjedhjet e ardhme të 25 prillit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore