Sport

Icardi mohon zërat për largimin nga PSG


Ditët e fundit është folur shumë për një largim të argjentinasit Icardi nga Paris Saint-Germain.

Thuhej se ish-futbollisti i Inter-it, këtë verë mund t’i bashkohej Juventus-it.

Kjo pasi Icardi ka humbur vendin si startues te francezët, ku nuk po gjen shumë vazhdimësi.

Por, gjithë këto zëra i ka mohuar vet Icardi.

Nëpërmjet postimeve të tij në Instagram, ai ka shfaqur disa foto të raportimeve që ai do të largohet, duke thënë që të gjitha janë lajme të reme.

Në fund, ai shkruajti:

“Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur në Paris dhe unë kam shumë vite të mbetura në kontratë”.

“Jam shumë i lumtur që skuadra tjera janë të interesuara për mua, por e tashmja dhe e ardhmja ime janë në Paris”.

Icardi do të vazhdoj të paktën edhe për nje sezon te PSG, ku synon të rifitojë vendin e titullarit dhe të kthehet në formën e tij ideale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore