Sport

Ibrahimovic: Po të isha si Mbappe, do nënshkruaja me Real Madrid-in


E ardhmja e Kylian Mbappe do të jetë temë e diskutimeve të pabesueshme përpara afatit kalimtar të verës, me sulmuesin e Paris Saint-Germain që do të jetë i disponueshëm për një transferim.

Pas shumë diskutimeve për transferimin e Mbappe-s te Real Madrid-i, Zlatan Ibrahimovic e ka këshilluar atë të nënshkruajë për Los Blancos.

Mbappe është i interesuar të transferohet në kryeqytetin e Spanjës, por PSG po insistonë të zgjasë kontratën e tij dhe një herë, pastaj të vendos për të ardhmen e tij jashtë Francës.

“Vetëm Kylian mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, kjo varet nga ajo që dëshiron dhe çfarë mendon”, tha Zlatan kur u pyet për të ardhmen e Mbappe.

“Është e vërtetë që një ditë më pyeti dhe unë iu përgjigja: “Po të isha në vendin tënd, do të shkoja te Real Madrid-i”.

“Kam pasur mundësinë të luaj për ekipe të ndryshme në vende të ndryshme, kështu kam mësuar dhe jam rritur. Të luash në shtëpi gjatë gjithë karrierës është e lehtë”, përfundoi Ibrahimovic.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore