Shqipëria

I dërguar i BE-së përkujton ish-presidentin: Evropiani i madh, gjithnjë i buzëqeshur


“Vlerat e angazhimit politik në emër të tutelës dhe vlerave të të gjithëve. Gjithnjë me buzëqeshje”.

Është ky mesazhi i shpërndarë nga Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, në përkujtim të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, pas shuarjes së këtij të fundit në orët e para të mëngjesit të 11 janarit.

Me disa foto nga prania e fundit e Sassolit në Shqipëri, Soreca ka zgjedhur Twitter-in, për të kujtuar bashkëkombësin e tij.

Në njërën prej fotove sakaq, Sassoli shfaqet me Sorecën dhe disa të rinj shqiptarë, si për të përfaqësuar thjeshtësinë që e karakterizoi gjithnjë në pozitën e tij.

“Lamtumirë president”, e përmbyll ambasadori postimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore