Shqipëria

I dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për vrasje, kapet nga policia e Lushnjës 20-vjeçari


Të dielën e 3 tetorit ka rënë në prangat e policisë Lushnjë një 20-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Mbretëria e Bashkuar, që e kishte dënuar për vrasje.

Përkatësisht shtetasi shqiptar Gledis Mehalla, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë, kishte një urdhër arrest më 4 maj të këtij të viti nga Gjykata e Kardf-it, Mbretëri e Bashkuar.

Policia e Lushnjës në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Interpol Tirana kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen në flagrancë të 20-vjeçarit.

Gledis Mehalla do të ekstradohet drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore