Shqipëria

I dënuar me 8 vite në Itali, arrestohet në Lushnjë 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar


Pamje ilustruese

Policia e Lushnjës pasditen e 18 nëntorit ka arrestuar një shtetas, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Përkatësisht shtetasi Amarildo Ajdini (Kërçuku), 42 vjeç, banues në Dushk, ishte dënuar më tetë vite burg nga Gjykata e Torinos.

42-vjeçari u dënua për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore