Lajme

Hyn në fuqi ndalimi i SHBA-ve për pambukun nga puna e detyruar ujgure


Një punëtor mbledh fije pambuku në një fabrikë tekstili në Xinjiang. ©: Mark Schiefelbein/AP

Industria e modës duhet të shmangë pambukun nga Xinjiang, cili përbën 84% të eksporteve të Kinës të produktit.

Ky urdhër erdhi pasi një ligj i ri, i cili hyri në fuqi të martën e 21 qershorit, do i japë autoriteteve kufitare amerikane kompetenca më të mëdha për të bllokuar ose konfiskuar mallrat e lidhura me punën e detyruar në Kinë.

Akti i Parandalimit të Punës së Detyrueshme Ujgure (UFLPA), supozon se çdo produkt i prodhuar pjesërisht ose tërësisht në Xinjiang, në veriperëndim të Kinës, është i lidhur me kampet e punës të rajonit. Që nga viti 2017, autoritetet kineze kanë arrestuar deri në 1 milion ujgurë dhe i kanë nënshtruar punës së detyruar.

Industria e modës do të preket veçanërisht nga ligji i ri. Rreth 20% e pambukut në botë vjen nga Kina, dhe 84% e tij vjen nga Xinjiang.

UFLPA e ka caktuar pambukun një “prioritet të lartë për zbatim”, së bashku me domatet dhe polisilikonin. Çdo markë e modës britanike ose e BE-së që eksporton në SHBA do t’i nënshtrohet gjithashtu dhe dështimi për të siguruar certifikimin e duhur ose detajet e zinxhirit të furnizimit mund të rezultojë në gjoba deri në 250 mijë dollarë.

Megjithatë, ndalimi paraqet probleme të mëdha për industrinë. Liv Simpliciano i “Fashion Revolution” tha se pambuku i Xinjiang është i kudondodhur në zinxhirët e furnizimit.

“Vështirësia është se në fazën e prerjes [kur fibrat ndahen nga farat e tyre], pambuku nga vende të ndryshme përzihet së bashku, duke e bërë të pamundur gjurmimin e origjinës”, tha ajo.

Një numër kompanish teknologjike, mes tyre “TrusTrace”, “SupplyShift” dhe “TextileGenesis”, planifikojnë të përdorin “blockchain” dhe inteligjencën artificiale për të gjurmuar zinxhirët e furnizimit për etiketat e modës.

Markat mund të përdorin platformat për të regjistruar të gjitha porositë dhe certifikatat e tyre të blerjeve.

Për të vërtetuar përfundimisht mungesën e pambukut Xinjiang, markat do të duhet të tregojnë një “zinxhir të plotë digjital të kujdestarisë”, tha Shameek Ghosh, shefi ekzekutiv i “TrusTrace” – “ku një markë ka plotësisht kontrollin e zinxhirit të furnizimit nga ferma e tutje“.

Ndërsa moda ka qenë historikisht shumë e paqartë për zinxhirët e saj të furnizimit, tani ekziston një rast i fortë biznesi për transparencë të plotë.

Një raport i fundit nga instituti financiar “Planet Tracker” tha se zbatimi i gjurmueshmërisë “mund të përmirësojë fitimin neto mesatarisht me 3%-7% për kompanitë e veshjeve”. Dhe kjo është përpara se çdo aksion i modës të sekuestrohet nga forcat kufitare.

Për shkak të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave, “TrusTrace” nuk sinjalizohet nëse pambuku Xinjiang gjendet në zinxhirin e furnizimit të një marke.

Megjithatë, teknologjia “blockchain” nuk është pa problemet e saj.

“Nëse jeni duke u mbështetur në diskrecionin e markës për të ratifikuar praktikat e tyre burimore, atëherë cili do të jetë efikasiteti?” pyeti Philippa Grogan nga “Eco-Age”.

Ai e përmbylli se, “teknologjia ‘blockchain’ nuk është e rregulluar, kështu që krijon një mjedis rreziku – mungesa e mbikëqyrjes rregullatore e bën atë të prekshëm ndaj manipulimit të tregut”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore